Një emigrant nga Elbasani, i sapo kthyer nga Londra, ka denoncuar në polici vjedhjen spektakolare të banesës së tij.
Elton Toromani ka treguar se hajdutët kanë hyrë brenda duke shkatërruar gjithçka, duke marrë një sasi të konsiderueshme lekësh e paundësh, si dhe një armë gjahu me leje.
“Dje në orën 09:15 më ka ndodhur një rast shokues, më kanë thyer shtëpinë, kanë vjedhur para. Shtëpia ka qenë vetëm, ka shkuar mami dhe e ka parë që është vjedhur shtëpia. Ndërkohë, ishte vjedhur dhe një armë, që ka qenë me leje në emër të babait.
Kur ka shkuar mamaja në shtëpi, çdo gjë ka qenë e shkatërruar. Kemi bërë denoncimin në polici, presim të zbardhet sa më shpejt. Hajdutët kanë thyer derën kryesore, kanë kontrolluar të gjitha dhomat, çdo gjë ishte e shkatërruar.
Kanë marrë para e bizhuteri, prindërit janë të shokuar. Ka qenë një shumë e konsiderueshme në para dhe paund. Gjëja më e çuditshme është se hajdutët kishin gjetur dhe qindarkat nëpër sirtare”, ka dëshmuar emigranti.