19-vjeçarja vret veten duke folur me shoqen në telefon, pasi nuk merrte shumë 'like' në postime - Gazeta Express
string(92) "19-vjecarja-vret-veten-duke-folur-me-shoqen-ne-telefon-pasi-nuk-merrte-shume-like-ne-postime"

Gazeta Express

21/08/2020 17:33

19-vjeçarja vret veten duke folur me shoqen në telefon, pasi nuk merrte shumë ‘like’ në postime

Gazeta Express

21/08/2020 17:33

Një kameriere 19-vjeçare, e varur pas përdorimit të rrjeteve sociale, ka vrarë veten teksa po fliste në telefon me shoqen e saj, në lidhje me numrin e pakët të “like-ve” që merrte në “Instagram”.

Pasi mori njoftimin nga shoqja e viktimës, e cila ishte alarmuar nga ajo që dëgjonte nga ana tjetër te telefoni, policia shkoi në shtëpinë e së resë në Lanchester në County Durham dhe e gjeti të varur e pa shenja jete.

Nëna e Chloe-s ka treguar para grupit hetimor se e bija ishte shumë e varur nga rrjetet sociale dhe për më tepër nga vëmendja që i dhuronin njerëzit, për këtë arsye ajo e besoi plotësisht versionin për të cilën thuhet se 19-vjeçarja i dha fund jetës.