Abrashi fajëson VV'në për situatën me pandemi: Pas dy muajve menaxhim, gjendja po shkon drejt stabilizimit - Gazeta Express
string(103) "abrashi-fajeson-vvne-per-situaten-me-pandemi-pas-dy-muajve-menaxhim-gjendja-po-shkon-drejt-stabilizimit"

Abrashi fajëson VV’në për situatën me pandemi: Pas dy muajve menaxhim, gjendja po shkon drejt stabilizimit

Gazeta Express

10/08/2020 22:30

Ministri i Infrastrukturës dhe anëtari i LDK’së, Arban Abrashi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se vendi po shkon drejt stabilizimit të gjendjes me pandeminë.

Ai e komentoi edhe letrën e liderit të VV’së, Albin Kurti, i cili kërkoi ndihmë nga ndërkombëtarët.

Lexo Edhe:

“Unë mendoj që kjo është pjesë e opozitarizmit. Unë mendoj se në coftë se flasim për alternativa të tilla, është VV që e ka sjellë vendin në këtë gjendje. Pastaj mos të flasim për ftohjen me partnerët tanë strategjik. Ka qenë vet kryeministri Kurti i cili nuk e dorëzoi detyrën dhe e ka bërë lirimin e të gjitha masave në mënyrë të menjëhershme. Na u kanë dashur dy muaj ta menaxhojmë këtë situatë. Ai mblodhi disa mijëra qytetarë në shesh e cila ka sjellë situatën këtu. Tash pas dy muajve menaxhim, gjendja po shkon drejt stabilizimit”, thotë ai. /Express.