Legia e Varshavës, kundërshtarja e mundshme e Dritës - Gazeta Express
string(51) "legia-e-varshaves-kundershtarja-e-mundshme-e-drites"

Legia e Varshavës, kundërshtarja e mundshme e Dritës

Gazeta Express

10/08/2020 12:40

Kampioni i Kosovës, Drita, ka mësuar emrin e kundërshtarit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, nëse ia del të ecën tutje, shkruan Gazeta Express.

Pas fitores kundër kampionit të Andorës, në ndeshjen e parë parakualifikuese, ekipi gjilanas të martën do të ballafaqohet me Linfieldin në finalen preliminare. Dhe, në rast fitoreje atëherë në fazën e parë kualifikuese do të ndeshet me klubin e njohur polak Legia nga Varshava.

Lexo Edhe:

E nëse e kalon edhe ekipin polak, atëherë kampioni i Kosovës pastaj do të ballafaqohet me fituesin e duelit mes Ararat-Armenias të Armenisë dhe Omonias së Qipros.

Shorti është hedhur sot në Nyon. /GazetaExpress/