Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Peqin, si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Karinë – Peqin, ndërsa në aksident janë përfshirë dy motoçikleta, ku përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e njërit prej mjeteve.
Viktima është një 40-vjeçar,me inicialet Sh.Sh.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa polica në vendngjarje ka nisur hetimet.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Karinë-Peqin, shtetasi Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi Sh.Sh. drejtuesi i motoçikletës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.