Në spitalin e Pejës po trajtohen 61 pacientë me COVID-19, 32 janë në oksigjenoterapi - Gazeta Express
string(83) "ne-spitalin-e-pejes-po-trajtohen-61-paciente-me-covid-19-32-jane-ne-oksigjenoterapi"

Në spitalin e Pejës po trajtohen 61 pacientë me COVID-19, 32 janë në oksigjenoterapi

Gazeta Express

06/08/2020 10:56

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 61 pacientë me COVID-19, raporton Gazeta Express.

Spitali i Pejës ka njoftuar se 32 pacientë janë në oksigjenoterapi, 12 nga ta janë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientët tjerë janë në gjendje më stabile.

Lexo Edhe:

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. 32 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Tutje është njoftuar se nga personeli i spitalit, 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimet teknik janë infektuar me COVID-19. /Express/