Interi e ka dyfishuar epërsinë kundër Getafes, në një ndeshje të 1/8 së finales në Ligën e Evropës, që po zhvillohet momentalisht në Gelsenkirchen.
Christian Eriksen shënoi për 2:0 për Interin në minutën e 83-të, raporton Gazeta Express.
Mesfushori danez shënoi menjëherë pasi u fut në lojë, pas një kundërsulmi të shpejtë të zikaltërve.
Fituesi i këtij takimi kalon në çerekfinale.