Adriana Matoshi është stolisur me një tjetër çmim ndërkombëtar.
Filmi ‘Zana’ e ka ndihmuar Adriana Matoshin të triumfojë edhe në një festival ndërkombëtar, aktorja kosovare ka marrë çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në festivalin ‘Fantaspoa’ në Brazil.
Lajmin e bëri të ditur regjisorja e filmit, Antoneta Kastrati e cila me anë të një postimi përgëzoi aktoren për fitimin e këtij çmimi.
“Urime e dashur! Ti je një aktore fantastike! Me fat që pata shansin të punoj me ty”, ka shkruar regjistorja.

Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...