Trajneri i Leverkusenit thotë se Havertz ka vendosur për të ardhmen - Gazeta Express
string(67) "trajneri-i-leverkusenit-thote-se-havertz-ka-vendosur-per-te-ardhmen"

Trajneri i Leverkusenit thotë se Havertz ka vendosur për të ardhmen

Gazeta Express

01/08/2020 15:14

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Peter Bosz, ka bërë të ditur se Kai Hazertz e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe e ka pranuar se ai mund të transferohet në ditët e ardhshme.

21-vjeçari Kai Havertz, ka fituar lëvdata shumë për paraqitjet e tij gjatë sezonit 2019/20, me 12 gola të shënuara në 30 ndeshje të zhvilluara, me të cilat e ndihmoi Leverkusenin ta arrijë pozitën e pestë në tabelë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përderisa klube të mëdha evropiane, si Bayern Munichu dhe Real Madridi, kanë qenë të interesuara për futbollistin e ri gjerman, Chelsea duket se është favoriti në garën për transferimin e tij.

Gjatë kësaj jave u raportua se Chelsea po përgatitet për ta bërë një ofertë zyrtare, pasi klubi mësoi se edhe futbollisti e do transferimin në Stamford Bridge. Megjithatë, londinezët po tentojnë ta ulin çmimin e Leverkusenit prej 100 milionë eurosh.

Bosz thotë se ka qenë i impresionuar nga mënyra se si Havertz i ka përballuar spekulimet e vazhdueshme për të ardhmen e tij, por ka thënë se nuk ka garanci se ai s’do të largohet.

“Unë flas me Kain shumë dhe tentoj ta kuptoj se si e ndikon e gjitha kjo atë. Nuk mendoj se ai do ta përfundojë karrierën e tij në moshën 29-vjeçare”, ka thënë Bosz.

“Po, unë e di çfarë dëshiron të bëjë ai, por natyrisht se unë nuk do ta zbuloj këtë. E gjitha kjo varet nga ai”.

Kur u pyet se kur do të merret një vendim përfundimtar, Bosz shtoi: “Nuk mund ta them. Ndoshta thirrje vendimtare do të vijë sot, ndoshta javën tjetër e ndoshta s’do të vijë fare”. /Gazeta Express/