Vdes regjisori i njohur i filmave Bugsy Malone dhe Evita - Gazeta Express
string(56) "vdes-regjisori-i-njohur-i-filmave-bugsy-malone-dhe-evita"

Gazeta Express

31/07/2020 23:52

Vdes regjisori i njohur i filmave Bugsy Malone dhe Evita

Gazeta Express

31/07/2020 23:52

Alan Parker, regjisori i mirënjohur britanik i filmave të tillë si Fame, Evita dhe Bugsy Malone, ka vdekur sot në moshën 76-vjeçare.

Ai vdiq pas një sëmundjeje të gjatë dhe la pas vetes bashkëshorten Lisa Moran-Parker, pesë fëmijë dhe shtatë nipër e mbesa.

Lexo Edhe:

Në 1974 drejtoi filmin The Evacuees, duke fituar një Bafta për regjinë – i pari nga shtatë çmimet që mori nga akademia britanike.

Në vitin 1984 Bafta e nderoi me çmimin prestigjioz Michael Balcon, për kontributin e jashtëzakonshëm në kinemanë britanike. Megjithatë, kurrë nuk u nderua në Oskar, pavarësisht se ishte nominuar dy herë për regjinë më të mirë.

Regjisori i filmit David Puttnam e kujtoi Parkerin si “mikun e tij më të vjetër dhe më të ngushtë”.

“Unë gjithmonë isha i frikësuar nga talenti i tij. Jeta ime dhe ajo e shumë të tjerëve që e donin dhe e respektuan, nuk do të jenë më kurrë të njëjta,” tha ai.