Lakers fitojnë duelin drithërues kundër Clippers - Gazeta Express
string(48) "lakers-fitojne-duelin-dritherues-kunder-clippers"

Gazeta Express

31/07/2020 9:15

Lakers fitojnë duelin drithërues kundër Clippers

Gazeta Express

31/07/2020 9:15

LeBron James e shënoi koshin e fitores kur kishin mbetur edhe 12.8 sekonda lojë për t’ia dhënë fitores Los Angeles Lakersave me rezultat 103:101 kundër Los Angeles Clipper të enjten, në rinisjen e NBA në kompleksin ESPN Wide World of Sports në Orlando.

Anthony Davis i shënoi 34 pikë dhe i regjistroi tetë kërcime për Lakers, ndërsa James e mbylli ndeshjen me 16 pikë, 11 kërcime dhe shtatë asiste. James pati vështirë në konkretizim, pasi u tregua i saktë në gjashtë nga 19 goditjet e tij, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kyle Kuzma i shënoi 16 pikë për Lakers, që radhitet lider në Konferencën e Perëndimit të NBA, duke u treguar i saktë nga trepikëshat.

Paul George i shënoi 30 pikë për Los Angeles Clippers, mirëpo e humbi trepikëshin që mund ta kishe barazuar rezultatin në fund të ndeshjes. Kawhi Leonard e mbylli ndeshjen me 28 pikë, Patrick Beverley i shtoi 12 pikë, ndërsa Reggie Jackson dhjetë.

Los Angeles Clippers luajtën në këtë ndeshje pa top dy rezervistët, Lour Williams dhe Montrezl Harrell, që u detyruan të largohen nga NBA Bubble për arsye personale dhe tani duhet të qëndrojnë në karantinë para se t’i bashkohen skuadrës sërish.

Të dyja ekipet u vërejtën se nuk janë në formën e tyre më të mirë pas më shumë se katër muajve lojë garuese. Clippers e humbën topin 22 herë, ndërsa Lakers 16 herë. /Gazeta Express/