Ceca e quajti “vogëlushe”, por këngët e albumit të Duas u dëgjuan 2 miliardë herë - Gazeta Express
string(78) "ceca-e-quajti-vogelushe-por-kenget-e-albumit-te-duas-u-degjuan-2-miliarde-here"

Ceca e quajti “vogëlushe”, por këngët e albumit të Duas u dëgjuan 2 miliardë herë

Gazeta Express

30/07/2020 23:21

 Një fotografi me flamurin e “Autochtonus” e Dua Lipës ngjalli reagime të mëdha në Ballkan por edhe në Botë, por që duket këngëtarja nuk e ka pasur problem shumë këtë punë

Dje (e mërkurë) këngëtarja lajmërojë me anë të një statusi se këngët e albumit të saj “Future Nostalgia” janë klikuar dhe dëgjuar online më shumë se dy miliardë herë.

Lexo Edhe:

“Më shumë se dy miliardë dëgjime të këngëve të albumit tim ‘Future Nostalgia’. Në vetëm katër muaj ajo po e bën namin. Jam shumë krenare për këtë rekord”, ka shkruar Dua në postimin e saj.

Kujtomë se pas postimit të Duas në Instagram të flamurit të “Autochthonous”, që këngëtarja e bëri për të sensibilizuar kompaninë Apple që Kosova të futet në aplikacionin e hartave të iOs, kishte reaguar edhe këngëtarja serbe Ceca apo ish gruaja e kriminelit të luftës Arkan, e cila e kishte quajtur Duan “vogëlushe”.

Por nga ky postim shihet se kush “është vogëlushja këtu”. /GazetaExpress/