Gjini thotë se ka informacion për 3 persona të vdekur nga COVID-19, në Spitalin e Gjakovës e mbyllin telefonin - Gazeta Express
string(109) "gjini-thote-se-ka-informacion-per-3-persona-te-vdekur-nga-covid-19-ne-spitalin-e-gjakoves-e-mbyllin-telefonin"

Gazeta Express

30/07/2020 13:14

Gjini thotë se ka informacion për 3 persona të vdekur nga COVID-19, në Spitalin e Gjakovës e mbyllin telefonin

Gazeta Express

30/07/2020 13:14

Kreu i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë për Gazetën Express se tre persona nga kjo komunë kanë vdekur sot nga koronavirusi.

I pyetur për deklaratën e deputetit të LVV-së, Agon Batusha, se pesë persona kanë vdekur për dy orë në spital të Gjakovës, Gjini ka thënë se momentalisht nuk e ka këtë informacion.

Lexo Edhe:

Gjini thotë se deri më tani është i njoftuar për tre raste të vdekjes nga koronavirusi që kanë ndërruar jetë sot gjatë ditës.

“Këtë informacion nuk e kam, për tre e kam informacionin, për dy gra të moshuara dhe doktorin. Mirëpo, jam në mbledhje të asamblesë momentalisht dhe nuk e di ndërkohë nëse ka pasë ndonjë rast të ri të vdekjes”, ka thënë ai.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Spitalin e Gjakovës. Të pyetur nëse pesë persona kanë ndërruar jetë sot gjatë ditës, në Spitalin e kësaj komune e kanë ndalur telefonin.