string(56) "spak-zgjedh-aida-hajnaj-per-drejtimin-e-fbi-se-shqiptare"

Gazeta Express

27/07/2020 16:01

SPAK zgjedh Aida Hajnaj për drejtimin e FBI-së shqiptare

Gazeta Express

27/07/2020 16:01

Aida Hajnaj, zv/drejtoresha e policisë së shtetit, është zgjedhur si kandidatja për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.

SPAK ka zgjedhur emrin e saj në vend të tre kandidatëve të tjerë, konkretisht Artur Beut, Ervin Hodajt dhe Idajet Faskajt.

Hajnaj do të votohet tashmë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandat 5 vjeçar me të drejtë riemërimi një herë.

BKH e cilësuar dhe si FBI-ja shqiptare, është një strukturë e specializuar e policisë gjyqësore dhe pjesë e SPAK. Byroja heton veprat penale pikërisht pranë prokurorisë së posaçme.

aaaaa