Një promo e fundit e emisionit “Aventurierët” nuk është pritur aspak mirë për shkak të gjuhës së përdorur. Një prej personazheve të formatit, Vali i drejtohet dikujt në telefon me fjalët “Je shumë Doën”. Pas publikimit të kësaj promoje ka reaguar Landi Hysi, i cili shprehet se një gjuhë e tillë është denigurese.
Landi i bën thirrje publikut që të reagojnë sa më shpejt për të mos lejuar këtë gjuhë.

Landi ka komentuar gjithashtu edhe në faqjen e Aventurierëve: “Një turp i madh dhe faqe e zezë je moj vajzë! Një skandal i nivelit sipëror! Një nuk di ccfarë të them më tepër për këtë gjuhë denigruese ndaj personave që kanë sindromën doën. Turp! Ofendim! Dashakeqësi!”

Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...