Pas takimit mes dy kampionëve të peshave të rënda në boks javën e kaluar, tani është zbuluar se Tyson Fury i tha Anthony Joshuas ta mposhtë Kubrat Pulevin në meçin e tij të ardhshëm, në mënyrë që ata të dy të mundë të ndeshen.
Dy britanikët, Tyson Fury dhe Anthony Joshua, u takuan javën e kaluar për herë të parë që kur kanë arritur marrëveshje për t’u përballur mes vete në meçin që po e quajnë “Beteja e Britanisë”, transmeton Gazeta Express.
Tani, promoteri i Joshuas, Eddie Hearn, ka zbuluar se çfarë saktësisht ishte thënë kur dyshja ishte takuar në rrugët e Marbellas.
Sweeeeeeeeeeeet Caroline!! Ohhhh ohhh ohhhhh ??? pic.twitter.com/2Ela7tDM4y
— Anthony Joshua (@anthonyfjoshua) July 18, 2020
“Ishte e mrekullueshme, njerëzit mendonin se takimi ishte i planifikuar”, ka thënë Hearn në një intervistë të dhënë për iFL TV.
“Por, AJ më ka thënë se ai po ecte rrugës dhe Fury kishte qenë duke vozitur. Fury ishte ndalur dhe e kishte ulur dritaren e i kishte thënë “Gjithçka në rregull?”. Më duket se ai i tha AJ se duhet ta mposhtë Pulevin dhe AJ i tha që edhe ai duhet ta mposhtë Deontay Wilderin”.
“Që të dy i thanë njëri-tjetrit në fund se do të fitonin dhe se pastaj do të takoheshin vitin tjetër”. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...