Marc Marquez është detyruar që të tërhiqet në garën për Çmimin e Madh të Spanjës, i pari për këtë botëror të Moto GP.
Marquez u rrëzua katër xhiro nga fundi dhe pas përplasjes së frikshme dhe lëndimeve që mori, nuk mund të vazhdonte më.
Piloti spanjoll i Hondas u pa qartë se ishte dëmtuar seriozisht në krah.
Gjendja fizike e kampionit në fuqi të botës do të monitorohet në orët e ardhshme.
Marquez u bë protagonist i një rikuperimi të pabesueshëm, teksa ishte nisur nga vendet e fundit duke u katapultuar deri në të tretin para se të rrëzohej.
Në fund, Fabio Quartararo fitoi Çmimin e Madh të Spanjës. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...