Deiveson Figueiredo e ka rrahur brutalisht Joseph Benavidezin brenda një rundi, duke e fituar titullin në kategorinë e lehtë në UFC të shtunën në Abu Dhabi.
Braziliani e rrëzoi në dysheme tri herë kundërshtarin e vet amerikan para se ta detyronte ta dorëzojë luftën kur e shtrëngoi në fyt në fund të rundit të parë, raporton Gazeta Express.
Meçi për titull në këtë kategori mes brazilianit dhe amerikanit ishte kryesoi mbrëmjen e së shtunës në Ishullin e Luftimit të UFC-së dhe zgjati vetëm katër minuta e 48 sekonda.
“Unë jam luftëtari të cilin të gjithë dëshirojnë ta mposhtin dhe jam luftëtar nga i cili të gjithë i kanë sytë”, tha Figueiredo.
Ky meç ishte në rrezik të dështonte plotësisht javën e kaluar kur Figueiredo doli pozitiv në testin për Covid-19, por testet pasive i dolën negative më vonë.
I pyetur nëse kishte menduar se meçi është dashur të shtyhej, ai shtoi: “Unë kurrë nuk dorëzohem, asnjëherë. M’u desh t’i tejkaloja ato pengesa për të arritur këtu.” /Gazeta Express/
FIGUEIREDO VS BENAVIDEZ 2 (Highlights) – UFC Fight Night
JosephBenavidez #Benavidez #DeivesonFigueiredo #Figueiredo #FigueirdoVsBenavidez #BenavidezVsFigueirdo2 #UFCFightNight #FigueiredoVsBenavidez2Highlights #UF…
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...