Pas një starti shumë të vështirë të sezonit, Ferrarri ka dhënë sinjale pozitive në Hungari, ku pilot i gjerman Sebastian Vettel ia doli të regjistrojë kohën më të mirë në sesionin e dytë të provave të lira.
Në një pistë vërtetë të rënduar nga reshjet e shiut, piloti gjerman vendosi kohën më të mirë, duke lënë pas vetes finlandezin e Mercedes, Valteri Bottas, ndërsa Leclerc vendosi vetëm kohën e 10 më të mirë dhe Hamilton vendosi të mos zbresë në pistë.
Nesër janë planifikuar të mbahen sesioni i tretë i provave të lira dhe më pas xhirot kualifikuese, që do të përcaktojnë edhe renditjen e pilotëve në start, ndërsa Vettel ka rritur shumë shpresat në skuadrën italiane të Ferrarit.
Ndërkohë vlen të theksohet se në testet anti-Covid që kryhen para çdo grumbullimi, dy persona staf të skuadrave kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit dhe janë vendosur menjëherë në izolim.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë FIA, që ka sqaruar se të dy personat nuk kishin qenë të pranishëm në garat e para në Austri dhe ishin bashkuar me skuadrat përkatëse vetëm për garën e Hungarisë.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...