Vushtrria, me palestër të re sportive - Gazeta Express
string(36) "vushtrria-me-palester-te-re-sportive"

Gazeta Express

17/07/2020 14:39

Vushtrria, me palestër të re sportive

Gazeta Express

17/07/2020 14:39

Në Samadrexhë të Vushtrrisë është përuruar një palestër sportive, ndërsa ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, ka premtuar se do të vazhdojë me projekte për përmirësimin e infrastrukturës së sportit në vend.

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ishin të pranishëm në përurimin e palestrës së re sportive në Vushtrri, transmeton Gazeta Express.

Hapja e kësaj palestre e gëzoi ministren Dumoshi, e cila u shpreh e gatshme ta vazhdojë punën për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

“Kjo Palestër do të rris sportistë që do të ngriten lartë nëpër majat e sportit në botë”, shkroi Dumoshi.

“Jam e përkushtuar maksimalisht të krijoj mundësi për përmirësimin e infrastrukturës së sportit në Kosovë dhe do të punoj në modernizimin e objekteve sportive të cilat u përshtaten standareve evropiane për ta rritur cilësinë e sportit në Kosovë”.

“Hapja e kësaj palestre është lajm i mirë për të gjithë qytetarët vushtrrias në veçanti për sportistët. E gëzofshi!” /Gazeta Express/

Bashkë me zëvendësministrat Zefaj dhe Grabovci, kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe sportistë…

Publiée par Vlora Dumoshi sur Vendredi 17 juillet 2020

Advertisement
Advertisement
Advertisement