Ministri spanjoll: Tifozët s’mund të kthehen në stadiume as për sezonin e ri - Gazeta Express
string(74) "ministri-spanjoll-tifozet-smund-te-kthehen-ne-stadiume-as-per-sezonin-e-ri"

Ministri spanjoll: Tifozët s’mund të kthehen në stadiume as për sezonin e ri

Gazeta Express

16/07/2020 14:11

Ministri i Shëndetësisë i Spanjës, Santiago Illa, thotë se ai nuk mendon se tifozët do të kenë mundësi të kthehen në ndeshjet e futbollit në Spanjë kur të nisë sezoni i ri në shtator.

Pasi ndeshjet e futbollit që nga rinisja në qershor – pas pauzës tremujore shkaku i përhapjes së koronavirusit – janë zhvilluar pa tifozë në stadiume, klubet e La Ligës e kanë shprehur dëshirën për kthimin e tifozëve nëpër tribuna për sezonin e ri, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, qeveria spanjolle e sheh këtë si një rrezik që nuk duhet të ndërmerret as kur të nisë sezoni 2020/21 në shtator.

“Që të jem i sinqertë, s’mund ta paramendoj [kthimin e tifozëve] shkaku i realitetit të cilin po e përjetojmë”, ka thënë kreu i Ministrisë së Shëndetësisë, Santiago Illa, në një intervistë të dhënë për radiostacionin Cadena Ser.

“Ne e kemi një grumbull infektimesh dhe, edhe pse fatmirësisht kemi qenë në gjendje t’i kontrollojmë ato, unë nuk mund ta paramendoj kthimin e tifozëve”.

Ndeshjet e La Ligës rinisin këtë sezon prapa dyerve të mbyllura më 11 qershor dhe planifikon ta nisë sezonin 2020/21 më 12 shtator.

“Ne do ta marrim të gjithë kohën e nevojshme dhe do të ofrojmë informacione në mënyrë që ta marrin vendimin e nevojshëm”, shtoi Illa.

“Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm me këtë virus dhe natyrisht që tubimi i një numri të madh të njerëzve në këtë periudhë nuk është një gjë aspak e këshillueshme”. /Gazeta Express/