Pandemia e koronavirusit do të përkeqësohet “shumë e më shumë”, po qe se qeveritë dështojnë të ndërmarrin vendime të prera, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se “shumë shtete kanë marrë drejtim të gabuar”.
Virusi po përhapet në vendet në të cilat nuk janë duke u zbatuar apo respektuar masat e dëshmuara, ka sqaruar ai.
Amerika është epiqendër aktuale e pandemisë. SHBA-ja po përballet me rritje të rasteve, në kohën e përplasjeve midis ekspertëve shëndetësorë dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump. SHBA-ja, shteti më i prekur, ka mbi 3.3 milionë raste të konfirmuara dhe më shumë se 135.000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...