Probleme për Ferrarin, momenti i përplasjes së Vettel me Leclerc - Gazeta Express
string(49) "ferrari-momenti-i-perplasjes-se-vettel-me-leclerc"

Probleme për Ferrarin, momenti i përplasjes së Vettel me Leclerc

Gazeta Express

12/07/2020 20:20

Kjo mund të quhet fundjavë e errët për Ferrarin, ose më saktë moment krize në shtëpinë e “Kokëkuqes”.

Pilotët e saj Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel u detyruan të tërhiqeshin që në xhirot e para në Çmimin e Madh të Austrisë pas një kontakti mes tyre.

Lexo Edhe:

Ata përfunduan të fundit në klasifikim.

Lewis Hamilton fitoi lehtësisht Çmimin e Madh të Austrisë (Styrian), i dyti në radhë për këtë sezon në Formula 1.

Piloti britanik i Mercedesit, i cili e nisi nga “pole position”, udhëhoqi gjatë gjithë garës dhe e kaloi i pari vijën e finishit, i ndjekur nga shoku i skuadrës Valtteri Botas dhe holandezi i Red Bullit, Max Verstappen. /Gazeta Express/