Reperi i njohur Stresi, me anë të disa postimeve prekëse në rrjete sociale ka treguar se qeni i tij, Dei ka ndërruar jetë. Ai ka ndarë me ndjekësit një video ku tregon momentet më të bukura pranë qenushit.
Dei ishte prej kohësh pjesëtar i familjes dhe përpos Stresit, e donte shumë dhe Keisi, e cila ishte lidhur shumë me të. Ajo ka publikuar në Instastory disa foto pranë qenushit, ku shkruan se ishte shoku i saj më i mirë.
“Më i bukuri në botë! Shoku më i mirë. Të duam shumë! Do më mungosh përgjithmonë”, ka shkruar Keisi krahas postimeve me Dein.