Aksident me vdekje në Prrenjas, humb jetën 25- vjeçari - Gazeta Express
string(52) "aksident-me-vdekje-ne-prrenjas-humb-jeten-24-vjecari"

Gazeta Express

10/07/2020 19:57

Aksident me vdekje në Prrenjas, humb jetën 25- vjeçari

Gazeta Express

10/07/2020 19:57

Mbrëmjen e sotme një 25 -vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor.

Raportohet se aksidenti ndodhi në hyrje të Prrenjasit, afër shkollës së mesme.

Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje kalimtarin.

Njoftimi i Policisë: 

Prrënjas/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Prrënjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Prrënjes, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., 25 vjeç, banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas venies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.