Aksident në Bregun e Diellit, përplasen motoçikleta e vetura, lëndohen dy persona - Gazeta Express
string(79) "aksident-ne-bregun-e-diellit-perplasen-motocikleta-e-vetura-lendohen-dy-persona"

Aksident në Bregun e Diellit, përplasen motoçikleta e vetura, lëndohen dy persona

Gazeta Express

09/07/2020 16:24

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Bregu i Diellit, raporton Gazeta Express.

Një motoçikletë është përplasur me një veturë, derisa, dy persona raportohet se janë lënduar.

Lexo Edhe:

Lexues të gazetës kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Detaje për aksidentin kanë dhënë edhe në Policinë e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Express se personat e lënduar në aksident janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Xheladin Hana në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./GazetaExpress/