Mbrojtësi i Lazios kafshon kundërshtarin, ndëshkohet me të kuq - Gazeta Express
string(61) "mbrojtesi-i-lazios-kafshon-kundershtarin-ndeshkohet-me-te-kuq"

Mbrojtësi i Lazios kafshon kundërshtarin, ndëshkohet me të kuq

Gazeta Express

08/07/2020 8:40

Mbrojtësi i Lazios, Patric, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e së martës kundër Lecces, pasi e kafshoi rivalin e tij në fushë, Guilo Donati. VAR-i ndërhyri për ta larguar nga ndeshje futbollistin e Lazios.

Incidentet me kafshim kanë ndodhur edhe më parë në futboll, mirëpo këtë herë nuk ishte i përfshirë Luis Suarez, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mbrojtësi i Lazios, Patric, u ndëshkua me karton të kuq për shkak se e kafshoi lojtarin e Lecces, Guilo Donatin, pas një konfrontimi në fund të ndeshjes.

Lazio e humbi ndeshjen me rezultat 2:1, duke e vazhduar kështu ecurinë e dobët pas humbjes kundër Milanit dhe nuk e shfrytëzoi mundësinë për t’iu afruar Juventusit, që humbi të martën gjithashtu, në luftën për titull. /Gazeta Express/