Arsenali ndalet me barazim nga Leicesteri, ngel prapa në luftë për Evropë - Gazeta Express
string(72) "arsenali-ndalet-me-barazim-nga-leicesteri-ngel-prapa-ne-lufte-per-evrope"

Arsenali ndalet me barazim nga Leicesteri, ngel prapa në luftë për Evropë

Gazeta Express

07/07/2020 23:38

Arsenali është ndalur me barazim 1:1 nga Leicester City të martën në Premierligë, duke ngelur shumë prapa në luftë për ta siguruar një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Topçinjtë e kishin epërsinë minimale pothuajse gjatë gjithë takimit në Emirates falë Pierre-Emerick Aubameyang, por mbeten me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të Edward Nketiah një çerek para fundit, dhe Jamie Vardy shënoi për 1:1 në minutën e 84-të për rezultatin final, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra e Mikel Artetës po vinte në formë të mirë, sepse i kishte fituar tri ndeshjet e fundit, por lëshimi i dy pikëve nënkupton se ajo tani ngel nëntë pikë prapa vendit të katërt, që mbahet nga vetë Leicester City, dhe pesë pikë prapa vendit të pestë, rivali Manchester Unitedi, i cili ndeshjen e kësaj jave e zhvillon të premten kundër Aston Villës.

Leicesteri, ndërkohë, e humb pozitën e tretë në renditje, pasi Chelsea kaloi për një pikë me fitoren ndaj Crystal Palace sot.

Arsenali pati fillim të ndritur në këtë takim dhe nuk vonoi shumë kur Aubameyang shënoi pas një aksioni fantastik në minutën e 21-të.

Në pjesën e dytë, skuadra e Bernard Rodgers e mbizotëroi Arsenalin, megjithatë, dje iu lehtësuan gjërat kur ky i fundit mbeti me një lojtar më pak, pasi Nketiah u përjashtua direkt me të kuqin për ndërhyrje të ashpër.

Vardy e ndëshkoi Arsenalin gjashtë minuta para fundit kur shënoi në portën e hapur pas një asisti nga Gray. /Gazeta Express/