IKSHP-ja bën thirrje për kujdes për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë deri në shuarjen e plotë të COVID-19 - Gazeta Express
string(103) "ikshpja-ben-thirrje-per-kujdes-per-te-moshuarit-dhe-semuret-kronik-deri-ne-shuarjen-e-plote-te-covid-19"

IKSHP-ja bën thirrje për kujdes për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë deri në shuarjen e plotë të COVID-19

Gazeta Express

07/07/2020 14:17

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar sërish te qytetarët që të mbajnë distancën fizike dhe maskat, si dhe të lajnë duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP-ja ka bërë me dije se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lexo Edhe:

Instituti ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë deri në shuarjen e plotë të COVID-19.

“Ditët e fundit janë regjistruar shumë raste fatale pjesa më e madhe e të moshuarëve dhe personave me sëmundje kronike. Ju lutemi për kujdes të shtuar për të gjithë sidomos për të moshuarit dhe sëmurët kronik deri në shuarjen e plotë të COVID-19!”, thuhet në postim. /Gazeta Express