Gjykata gjermane largon karantinën në Gütersloh - Gazeta Express
string(47) "gjykata-gjermane-largon-karantinen-ne-gutersloh"

Gjykata gjermane largon karantinën në Gütersloh

Gazeta Express

07/07/2020 11:47

Një gjykatë gjermane i ka dhënë fund karantinës së vendosur në Gütersloh, e cila ishte vendosur për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit që kishte shpërthyer në një thertore.

Zyrtarët e rajonit Nordrhein-Westfalen i kishin kthyer masat kufizuese në këtë qytet muajin e kaluar pasi mbi 1,500 punëtorë të një thertoreje kishin dalë pozitivë në testin për koronavirus.

Lexo Edhe:

Karantina ishte planifikuar të përfundonte të mërkurën, ndonëse ekzistonte mundësia që ajo të zgjatej, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Gjykata e Lartë Administrative i hodhi poshtë këto masa, duke i cilësuar ato si joproporcionale.

Në deklaratën e gjykatës thuhet se ndonëse vendosja e masave kufizuese në fillim të përhapjes ishte jo e paarsyeshme, do të duhej që autoritetet të kishin më shumë kohë për të vendosur një karantinë më të fokusuar.

Pas vendimit të gjykatës, baret dhe qendrat e fitnesit mund ta rifillojnë punën dhe mund të ketë tubime me më së shumti dhjetë persona në një vend. Për më tepër, çerdhet e fëmijëve do të rihapen të mërkurën.

Prej fundjavës, në këtë qytet janë regjistruar 44 raste të koronavirusit dhe vetëm dy prej tyre nuk janë të lidhura me thertoren.