Dëshmia tronditëse e vëllezërve të gruas që u vetëflijua me vajzën: Na thoshte se mbesa po fle - Gazeta Express
string(93) "deshmia-tronditese-e-vellezerve-te-gruas-qe-u-veteflijua-me-vajzen-na-thoshte-se-mbesa-po-fle"

Dëshmia tronditëse e vëllezërve të gruas që u vetëflijua me vajzën: Na thoshte se mbesa po fle

Gazeta Express

02/07/2020 21:44

Zbardhet dëshmia tronditëse e vëllezërve të 56-vjeçare Zhaneta Josifi e cila u gjet e pajetë bashkë me vajzën e saj e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë disa javë më parë.

Sipas abc ata kanë thënë se përgjatë këtyre kohëve kanë shkuar disa herë te shtëpia e motrës së tyre, por nuk e kanë takuar mbesën e tyre.

Lexo Edhe:

Lidhur me këtë fakt motra e tyre është justifikuar duke thënë se ajo ndodhet në dhomën tjetër ose është duke fjetur.

Dyshohet se vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe mund të ketë ndërruar jetë disa javë më parë pasi trupi i saj është dekompozuar.

Ndërsa e motra e saj është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Dyshohet se ato të reja ishin pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait.