Akuzat për aksin Milot- Fier, Rama: Nuk kam fjalë, fjala vjedhje në majën e gjuhës - Gazeta Express
string(78) "akuzat-per-aksin-milot-fier-rama-nuk-kam-fjale-fjala-vjedhje-ne-majen-e-gjuhes"

Gazeta Express

02/07/2020 15:08

Akuzat për aksin Milot- Fier, Rama: Nuk kam fjalë, fjala vjedhje në majën e gjuhës

Gazeta Express

02/07/2020 15:08

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e përcjella nga opozita për garën e shpallur ditën e djeshme prej tij, për aksin Milot- Fier, një rrugë e cila pritet të kushtojë 1.2 miliardë euro (si pjesë e korridorit Adriatiko Jonian).

Rama shkruan në rrjetin social se nuk ka fjalë për gjuhën e përdorur nga eksponentë të opozitës, të cilët sipas tij kanë nisur sulmet ende pa nisur mirë gara për kompaninë që do të fitojë tenderin (PPP-në).

Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare! Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin #TURP