Trupi i gjithësecilit prej nesh ka një aromë karakterisitke dhe besohet se parfumi që ju përfaqëson më mirë është ai, molekulat e së cilës përputhen me atë të lëkurën suaj!
Kjo shpjegon dhe dëshirën tuaj për të përdorur një parfum, e nëse ende i ndërroni parfumet tregon që nuk e keni gjetur aromën tuaj.
Gjithsesi kjo është gjysma e betejës, sepse pasi të jeni dashuruar me një aromë, do të donit që ajo të zgjaste në lëkurën tuaj përjetësisht. Kjo gjë është e pamundur, por Living do t’ju vijë në ndihmë duke ju treguar truket që parfumi të zgjasë më tepër.
Lyhuni me parfum në pikat e pulsit
Vajrat e parfumit intesifikohen kur temperatura është më e lartë. Për këtë arsye ju duhet të aplikoni parfumin në pikat e ngrohta si kërthizë, pjesa e prapme e gjurit, prapa veshit, kyçet e duarve dhe pjesa e brendshme e bërrylave.
Mos harroni të hidratoni lëkurën
“Parfumi zgjat më shumë kur lëkura hidratohet, prandaj e vendosni atë pasi të keni bërë dush , ose të keni aplikuar një krem pa aromë, ose të së njëjtës linjë të parfumit.
Flokë
Spërkatni pak parfum mbi krëhër e me të krihni flokët. Spërkatja direkt në flokë mund të thajë këto të fundit.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...