Një Youtuber doli në rrugët e Barcelonës për t’i pyetur disa vajza se a do të preferonin të dilnin në takim me Lionel Messin apo Cristiano Ronaldos, në një eksperiment që është bërë viral në rrjete sociale.
Kapiteni i Barcelonës dhe ylli i Juventusit janë shpeshherë protagonistë në debatet e zjarrta në botën e futbolli se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, transmeton Gazeta Express.
Por, këtë herë, Torres Pit e publikoi një video ku ai e zbuloi se cili nga dy lojtarët vlerësohej më shumë si partner për një takim nga disa vajza në Barcelona.
Shumica e vajzave e zgjodhën Messin, i cili është kapiten i Barcelonës, ndërsa vetëm dy vajza e zgjodhën Ronaldon.
Date MESSI or RONALDO? Spanish girls respond.西班牙女生要美斯還是朗拿度?
null
Njëra ndër votueset ishte tifoze e Real Madridit, mirëpo ajo tha se e vlerësonte Messin për origjinalitetin e tij, ndërsa sugjeroi se Ronaldo është “i rremë, si plastik dhe e ndien nevojën të lavdërohet në rrjete sociale”.
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...