99.72% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe 7 kuti - Gazeta Express
string(69) "99-72-e-kutive-te-votimit-jane-numeruar-kane-mbetur-vetem-edhe-7-kuti"

Lajme

Gazeta Express

08/06/2026 10:02

99.72% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe 7 kuti

Lajme

Gazeta Express

08/06/2026 10:02

Procesi i numërimit të votave në Kosovë po i afrohet fundit, ndërsa sipas të dhënave të fundit janë numëruar 723,709 vota nga gjithsej 1,959,962, ose 36.92% e votave të përgjithshme. Nga 2,498 kuti votimi, deri më tani janë përpunuar 2,491, që përfaqësojnë 99.72% të kutive, ndërsa kanë mbetur edhe 7 kuti votimi pa u numëruar për përmbylljen e plotë të procesit.

Aktualisht, në garën për zgjedhjet lokale, kryeson bindshëm Lëvizja Vetëvendosje! me 42.93% të votave, ose 298,291 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.13% dhe 146,845 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.57% ose 122,096 vota.

Pas tyre vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.16% (49,763 vota) dhe Srpska Lista me 6.15% (42,761 vota).

Ndërkaq, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) ka siguruar 0.77% të votave, ose 5,336 vota.

Advertisement
Advertisement
Advertisement