94-vjeçarja kërkon ndihmë: 40 mijë lekë marr, të paguaj dritat, ujin, apo të ha? - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

03/12/2021 23:19

94-vjeçarja kërkon ndihmë: 40 mijë lekë marr, të paguaj dritat, ujin, apo të ha?

Shqiperi

Gazeta Express

03/12/2021 23:19

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ndaloi në fshatin Shelcan, rreth 12 km larg Elbasanit, në familjen e 94-vjeçares, Sina Dedja.

E moshuara dhe e bija kërkojnë ndihmë pasi 94-vjeçarja jeton në kushte të vështira ekonomike.

Lexo Edhe:

Ajo merr vetëm 46 mijë lekë të vjetra pension me të cilat nuk di ç’të bëjë më parë. Sina ka 3 fëmijë të martuar që nuk e ndihmojnë dot pasi edhe ata nuk kanë të ardhura.

Vajza e 94-vjeçares: Unë jam e bija e Sines, jam 74 vjeçe, Sina është 94 vjeçe. Jeton në kushte të vështira shumë.

Gazetarja: Sa fëmijë ka Sina, përveç teje?

Vajza e 94-vjeçares: Sina ka dy goca dhe një çun, unë, është edhe një Elbasan dhe është dhe djali.

Gazetarja: Nuk keni mundësi që ta ndihmoni apo…

Vajza e 94-vjeçares: Po edhe vetë, por kur thua ti… edhe vetë të varfër, 80 mijë lekë, aq marr vetë. Motra 60 mijë merr se pension kooperative.

Sina Dedja: E fortë, por me shkop vij përqark.

Gazetarja: Me kë jeton nëna?

Sina Dedja: Me djalin.

Vajza e 94-vjeçares: Këtë shtëpi e kanë bërë bamirësit, një nga Tirana, rob Zoti.

Gazetarja: Çfarë të ardhurash merr nëna?

Sina Dedja: 40 mijë marr, ku t’i çojë nëna? Te dritat, te uji apo të ha? Nuk më del. Dritat na i presin po si paguve. Kërkoj ndihmë çfarë të ketë. Ushqime dua.

Pas apelit të 94-vjeçares Sina Dedja, emisioni “Stop” dhe fondacioni “Fundjave Ndryshe” i çuan të moshuarës ushqime për një muaj./tvklan