80-vjeçari humbi jetën në fshatin Kullollas të Gramshit, Policia: Dyshohet se ndezi zjarr në kopshtin e banesës - Gazeta Express
string(109) "80-vjecari-humbi-jeten-ne-fshatin-kullollas-te-gramshit-policia-dyshohet-se-ndezi-zjarr-ne-kopshtin-e-baneses"

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 14:39

80-vjeçari humbi jetën në fshatin Kullollas të Gramshit, Policia: Dyshohet se ndezi zjarr në kopshtin e banesës

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 14:39

Policia e Elbasanit bëri të ditur sot se nga vatrat e zjarreve në Gramsh ka humbur jetën një 80-vjeçar.

Përmes një njoftimi për shtyp të Policisë së Elbasanit bëhet e ditur se dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit.

“Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët.

“Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po heton për të zbardhur dhe dokumentuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e tjera të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit.