Nëntë persona kanë vdekur të dielën në Kosovë, të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus.
Kështu bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë
Publike në vend.
“Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste
nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të
vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin
e IKSHPK’së.
Po sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, të dielën, në Kosovë janë regjistruar 152 raste të reja me koronavirus.
Numri i të shëruarve është 1.902 derisa aktive
janë 1.531 raste.