Sonte rreth orës 21:40 në Shërbimin Emergjent në Spitalin e Mitrovicës është pranuar një person i lindur me 1956 në gjendje të rëndë. Sipas raportimeve, viktima është goditur nga një veturë.
Lajmin për pranimin e tij në spital e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i spitalit, Shpend Fazliu, i cili tha se pacienti më pas është dërguar për trajtim në QKUK.
“Ne 21.40 është sjellë në Shërbimin Emergjent, një person i lënduar (1956), pas ndihmës emergjente, i është bërë CT, ka rezultuar se ka gjendje të rënduar me gjakderdhje në tru dhe është transportuar në QKUK , për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Fazliu për Express.
Lidhur me rastin, Gazeta Express është në pritje edhe të një përgjigje nga Policia e Kosovës.