7 vite burg për 49-vjeçarin shqiptar, u kap me 22 kg kokainë - Gazeta Express
string(59) "7-vite-burg-per-49-vjecarin-shqiptar-u-kap-me-22-kg-kokaine"

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2022 21:27

7 vite burg për 49-vjeçarin shqiptar, u kap me 22 kg kokainë

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2022 21:27

Është dënuar me 7 vjet burg në Itali, një 49-vjeçar shqiptar pasi u kap me 22 kilogramë kokainë. Droga u gjet nga policia italiane në sediljen e përparme të fuoristradës me të cilën 49-vjeçari Marin Dajani udhëtonte mbrëmjen e 22 janarit 2021.

I arrestuari nuk kishte precedentë të mëparshëm penal në shqiptari, ai shërbente si korrier i kokainës ndërsa punonte edhe në një fabrikë në Zvicër.

Lexo Edhe:

Dajani i ishte justifikuar policisë se po udhëtonte drejtë shtëpisë së tij, por policët kishin kërkuar t’i kontrollonin makinën Land Rover.

Agjentët e antidrogës gjetën kokainën në sediljet e përparme pasi i çmontuan ato. Nëse kokaina do të hidhej në treg ajo do të kapte vlerën e rreth një milion e gjysmë euro.

Pasi doli para gjykatës italiane, 49 vjeçari Dajan u dënua me 7 vite burg dhe me 60 mijë euro gjobë.

Shqiptari, i ndihmuar edhe nga avokatët Pier Mario Morra dhe Fabrizio Cardinali, ka kërkuar një procedurë të shkurtuar. Ndërkaq, më herët prokuroria kishte kërkuar dënimin me 12 vjet burg, shkruajnë mediat italiane. 

Nga ana e mbrojtjes, kërkesat kishin të bënin me përjashtimin e rrethanës rënduese: “Ai është një korrier i rastësishëm, pa asnjë lidhje me sistemin kriminal. Nuk kishte asnjë dijeni për sasinë dhe llojin e drogës”, shpjegon avokati Morra.

Gjyqtari pranoi pjesërisht vlefshmërinë e hipotezës mbrojtëse, duke theksuar se “nuk u gjetën elementë të mjaftueshëm për të demonstruar se i akuzuari mbante pozicione me rëndësi në trafikun e drogës”.