“7 qepje në kokë”, Prishtina njofton për gjendjen e mbrojtësit që e lëndoi kokën ndaj Prishtinës së Re - Gazeta Express
string(99) "7-qepje-ne-koke-prishtina-njofton-per-gjendjen-e-mbrojtesit-qe-e-lendoi-koken-ndaj-prishtines-se-re"

Futboll

Gazeta Express

14/03/2026 19:40

“7 qepje në kokë”, Prishtina njofton për gjendjen e mbrojtësit që e lëndoi kokën ndaj Prishtinës së Re

Futboll

Gazeta Express

14/03/2026 19:40

Futbollisti i Prishtinës, Djordje Saletic ka pësuar një lëndim të rëndë në kokë sot në ndeshjen e Superligës ndaj Prishtinës së Re.

Në ndeshjen e luajtur sot në “Fadil Vokrri”, mbrojtësi malazez pësoi një lëndim në kokë, pas një dueli në fushë me një futbollist të Prishtinës së Re, dhe kështu përfundoi në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Prishtina ka njoftuar mbi gjendjen e tij, duke bërë me dije se i janë bërë 7 qepje në kokë, shkaku i goditjes.

Klubi kryeqytetas ka bërë me dije se gjendja e tij tashmë është stabile dhe se ai do të mungojë për të paktën 10 ditë.

“Futbollisti ynë, Djordje Saletic, ka pësuar një lëndim në kokë gjatë një dueli në ajër në ndeshjen e sotme. Si pasojë e goditjes, atij i janë bërë 7 qepje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Fatmirësisht, gjendja e tij është stabile dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim më të rëndë. Ai pritet të jetë jashtë fushave për 7 deri në 10 ditë”, njofton Prishtina.

Ndeshja Prishtina – Prishtina e Re përfundoi 1-1.

Për Prishtinën shënoi Mario Ilievski, derisa për mysafirët shënoi Astrit Berisha.

Prishtina e Afrim Tovërlanit momentalisht është e treta në tabelë me 38 pikë, një më pak se Ballkani në vendin e dytë dhe katër më pak se Drita që kryeson tabelën, e të cilat e kanë nga një ndeshje më pak./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement