60 aktakuza për 24 orë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

18/09/2020 12:34

60 aktakuza për 24 orë

Lajme

Gazeta Express

18/09/2020 12:34

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74)personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesëmbëdhjetë (15) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për vepër penale “Dhuna në familje”. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në tri raste të ndara, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave. Gjithashtu, në këtë prokurori janë ngritur tre (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.