4 mijë raste dhune brenda familjes në 2022 - Gazeta Express
string(42) "4-mije-raste-dhune-brenda-familjes-ne-2022"

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2022 16:40

4 mijë raste dhune brenda familjes në 2022

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2022 16:40

Dhuna në familje, e kryesisht ndaj grave dhe vajzave, vazhdon të mbetet një shqetësim në vendin tonë. Gjatë këtij viti në Shqipëri janë denoncuar 4 mijë raste të dhunës psikologjike ndaj grave dhe vajzave.

Denoncimet kanë ardhur në rritje kjo edhe për faktin se gratë dhe vajzat janë ndërgjegjësuar tashmë dhe nuk ngurojnë të denoncojnë më si më parë.

Lexo Edhe:

“Është rritur numri i kërkesave për kallëzim dhe urdhër mbrojtje organi i policisë mbështet me prova dhunën fizike, por gjykata merr parasysh edhe dhunën psikologjike. Faktorët social dhe ekonomik janë faktorët kryesor”, thotë për tvklan, avokati Lefter Xhengo.

Vetëm në Gjykatën e Tiranës, gjatë këtij viti janë depozituar 1573 kërkesa për zgjidhje për divorc dhe 150 prej tyre kanë marrë urdhër mbrojtje.

Sipas avokatëve në krahasim me denoncimin në polici, në mjaft raste gratë e dhunuara fizikisht apo psikologjikisht tërhiqen nga padia para gjyqtarëve.

Kjo sipas avokatit në të shumtën e rasteve vjen pasi gratë janë më të varura financiarisht nga bashkëshortët e tyre.

“Pasi çështja shkon në gjykatë, gruaja edhe pse ka bërë kërkesë për dhunë psikologjike apo fizike, situata rëndohet për shkak të vështirësive të femrës dhe ajo tërheq padinë në kushte e një gjendje të vështirë ekonomike”, tha avokati Xhengo.

Sipas avokatëve, në shumicën e rasteve gratë dhe vajzat që denoncojnë dhunë fizike janë nëna me shumë fëmijë dhe të papuna.

/Gazeta Express