3x3 Prishtina po vjen! - Gazeta Express
string(21) "3x3-prishtina-po-vjen"

3×3 Prishtina po vjen!

Basketboll

Gazeta Express

25/06/2021 12:02

A jeni gati?! Të dielen me 27 Qershor ju pret edicioni i 4-të i ngjarjes më atraktive në vend 3×3 Prishtina. 

Nga ora 15:00 në Amfiteatrin e Gërmisë fillon turniri i basketballit ku do të ndeshën 12 ekipe nga e gjithë bota të cilët do të ofrojnë edhe atraksione të ndryshme përmes Three-Point Contest dhe Dunk King Contest si dhe shumë shpërblime për ekipet pjesëmarrëse, ndër te tjerat 1,000 EUR për vendin e parë. E gjithë ngjarja do të udhëheqet nga Arber Zeka, ndërsa turniri do të përcjellet dhe komentohet nga Andi Loxha dhe Ismet Ferati, ko-komentator. 

Lexo Edhe:

Po nuk është e tëra, 3×3 sjell per audiencën performancë muzikore nga Shaolin Gang, DJ Burim Radoni, DJ Bujaka dhe DJ Deezy si dhe shume aktivitete tjera argëtuese.

Erdhi koha për të veshur dresën e 3×3 Prishtina, shihemi të dielen, Join the Culture!

Ngjarja është duke u përkrahur nga: Komuna e Prishtinës, Ministira e Kulturës Rinisë dhe Sportit,  Federata e Basketballit të Kosovës, Banka Ekonomike, Eco Vent, Smash Bistro Pub, Go+, Birra Peja, 2U, iAs, Flex Gym, Online Taxi, Trekuartista, Stobi Flips, Gazeta Express, Telegrafi, Sporttex, Teleset, Carbon Agency, Ice Power, DAM Group dhe Mana Mobile.