25 vjeçari shqiptar ndërron jetë në kantierin e ndërtimit - Gazeta Express
string(57) "25-vjecari-shqiptar-nderron-jete-ne-kantierin-e-ndertimit"

25 vjeçari shqiptar ndërron jetë në kantierin e ndërtimit

Gazeta Express

30/05/2020 16:59

Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti në një kantier ndërtimi në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Kalaja’, në afërsi të ujit të ftohtë. I riu ka vdekur në rrethana të paqarta, por nga informacionet paraprake, mësohet se është goditur nga skrepi, i cili ishte në kantier për gërmim.

Lexo Edhe:

Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rrethanat, teksa trupi i 25 vjeçarit ndodhet ende në kantier./Express

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.