Reperi Brian Trotter i njohur me emrin e artit si Kent Won’t Stop, është gjetur i vdekur në bagazhin e një makine pas një përplasje në autostradë në Miami.
Oficerët e Patrullës së Autostradës në Florida zbuluan trupin e pajetë të 25-vjeçarit.
Trotter u pa për herë të fundit në 17 Tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virginia së bashku me Coltrain shoferin e tij.
Shoferi i reperi Robert Deupree Avery Coltrain, është arrestuar dhe akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.
Pas autopsisë mjekët dolën në përfundimin se viktima u qëllua për vdekje disa herë dhe u la i vdekur në bagazh. Policia nuk ka gjetur ende asnjë motiv për vrasjen.
Në një raport të policisë thuhet se patrullat e autostradës u thirrën në vendin e aksidentit të makinës në autostradën Palmetto në Miami të Dielën.
Ata e tërhoqën automjetin tip Silver Acura 200, në një park makinash aty pranë, por dyshimet nisën pasi vunë re mizat që ishin mbledhur dhe një erë të kalbur. Brenda bagazhit, u gjet trupi i mbështjellë me një copë pëlhure dhe në një fazë të përparuar të dekompozimit.

Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...