Në portin e Durrësit janë sekuestruar 25 mijë litra naftë kontrabandë brenda në një peshkarexhë.
Operacioni i zhvilluar nga anti-kontrabanda detare në bashkëpunim me policinë kufitare solli edhe arrestimin e Shpëtim Canit kapitenit dhe Roland Canit marinarit, të peshkarexhës “Leon”, të dy vëllezër.
Në dëshminë e tyre vëllezërit kanë mohuar që nafta ka qenë kontrabandë.
“Karburantin e kemi për anijen tonë, nuk kemi kryer asnjë shkelje. siç e patë edhe vetë nuk kishim sajuar depozita, por vetëm depozitën e mjetit”, kanë thënë vëllezërit në dëshminë e zbardhur nga Abc.
Mësohet se peshkarexha vinte nga Lindja e Mesme dhe ishte përgatitur për t’u hedhur në tregun shqiptar.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...