18-vjetori i Pavarësisë, Rama: Ora e parë e mësimit më 16 shkurt do t’i kushtohet UÇK’së - Gazeta Express
string(84) "18-vjetori-i-pavaresise-rama-ora-e-pare-e-mesimit-me-16-shkurt-do-ti-kushtohet-uckse"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 13:43

18-vjetori i Pavarësisë, Rama: Ora e parë e mësimit më 16 shkurt do t’i kushtohet UÇK’së

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 13:43

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ora e parë mësimore e datës 16 shkurt në të gjitha shkollat e kryeqytetit do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kjo në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha shkollat publike të Kryeqytetit, ora e parë mësimore e datës 16 shkurt do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Si Kryeqytet, kemi obligim institucional dhe moral të kultivojmë te brezat e rinj respekt për historinë, sakrificën dhe idealet tona. Kujtesa historike është themel i identitetit dhe respektit për shtetësinë!”, ka shkruar Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement