Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina ka bërë të ditur se inspektorët gjatë kontrolleve të rregullta në terren kanë identifikuar disa lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit.
KRU “Prishtina” thotë se këto veprime të paligjshme dëmtojnë sistemin e furnizimit me ujë, shkaktojnë humbje të konsiderueshme dhe ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit për konsumatorët e rregullt.
“KRU “Prishtina” do të vazhdojë me kontrolle intensive në terren dhe me identifikimin e të gjitha lidhjeve ilegale, duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore ndaj shkelësve”, thuhet në njoftim.
Ata kanë ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të keqpërdorimit të rrjetit të ujësjellësit.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...