120 punonjës të fasonerisë në Vlorë në protestë: Kërkojmë pagën e luftës - Gazeta Express
string(71) "120-punonjes-te-fasonerise-ne-vlore-ne-proteste-kerkojme-pagen-e-luftes"

120 punonjës të fasonerisë në Vlorë në protestë: Kërkojmë pagën e luftës

Gazeta Express

29/05/2020 10:42

Ditën e sotme 120 punonjës të një fasonerie këpucësh në Vlorë janë ngritur në protestë, pasi nuk kanë marrë pagën e luftës.

Punonjësit janë duke protestuar para Drejtorisë së Tatimeve. Ata kanë deklaruar se paga e luftës u është refuzuar, por nuk kanë të qartë arsyen.

Lexo Edhe:

 “Na kanë thënë se na kanë dalë emrat dhe nuk e kemi përfituar. Duam të dimë pse shteti nuk na e jep pagën e luftës”, u shpreh një punonjëse për ‘abcnews’.

Kujtojmë që javët e fundit protestat nga punonjësit e fasonerive kanë qenë të shumta, pasi nuk kanë përfituar pagën e luftës.